Akin Laboratory
CoVid-19
Akin laboratory siguron një qasje multidisiplinore për një diagnostikim të shpejtë, me kualitet të lartë, efikas dhe të saktë në fushën e mjekësisë humane. Ne jemi këtu për shëndetin tuaj dhe të dashurve tuaj.

+355 67 20 70 723
7/24 LINJA E WHATSAPP
ORARI PUNES
E diel- Pushim

AKIN LABORATORY
QASJE MULTIDISIPLINORE PËR NJË DIAGNOSTIKIM TË SHPEJTË, ME KUALITET TË LARTË
Akin Laboratory Instruments u themelua fillimisht në 1998 në Stamboll, Turqi si një distributor dhe ofrues i shërbimeve mjeksore kryesisht në fushën laboratorike.
Kompania hyri në tregun Shqiptar në vitin 2016 për të ofruar produkte me cilësi të lartë, shërbime më të mira të mundshme për pacientin, duke siguruar edhe një çmim të drejtë për konsumatorët.
Në laboratorin tonë kryhen një gamë e gjërë analizash mjekësore në fushat si: Biokimi, Hematologji, Imunologji, Mikrobiologji. Për çdo pyetje apo paqartësi rreth analizave që dëshironi të kryheni, ju lutem kontaktoni në numrat tanë të telefonit.
Megjithëse nuk kemi një marrëveshje me një nga kompanitë e sigurimit, kemi marrëveshje me disa institucione ku përfitoni ulje në shërbimet që do të kryheni në laboratorin tonë.
Siguria dhe shpejtësia janë dy elementët kryesorë që na karakterizojnë ne si laborator. Çdo analizë përpunohet me kujdes nga stafi ynë profesionist për të dhënë një rezultat të saktë. Për këtë gjë koha e nxjerrjes së rezultateve ndryshon në varësi të testeve që ju kryheni.
AKIN LAB
PAISJE ME QERA
Nëse doni të modernizoni praktiken tuaj ekzistuese të kujdesit shëndetësor me paisje laboratorike prenium ose nëse keni nevojë për kapital për të filluar një praktikë, Akin Laboratory Instrument mund tju vijë në ndihmë. Një emër serioz në industrinë e paisjeve laboratorike Akin Laboratory Instruments ofron financim për të gjitha llojet e paisjeve laboratorike mjekësore.
⭐ Eleminimi i shqetësimeve të mirëmbajtjes
⭐ Ulja e kostos së paisjeve që nuk përdorni shpesh
⭐ Përmirsoni kujdesin më të mirë të pacientit
⭐ Shmangni paisjet e vjetëruara

INFORMACIONE PER PACIENTET
Faktorët si agjërimi, dieta, marrja e ilaçeve, stërvitja, pozicioni i trupit mund të ndikojnë në rezultatin e analizës në menyra të ndryshme. Prandaj është e përshtatshme te ndiqni keto keshilla:
Per kryerjen e analizave ju keshillojme qe te mos keni konsumuar ushqim për të paktën 8 deri 12 orë. Gjate kesaj kohe mund të merrni vetëm sasi të vogla të ujit. Pijet alkoolike, kafja dhe duhani duhet absolutisht të përjashtohen.
Në ditët para marrjes se gjakut dieta juaj ushqimore duhet të jetë sa më e zakonshme duke shmangur ndryshimet e menjëhershme në marrjen e kalorive, (marrje me teprice apo mungese ushqimi). Dieta duhet të jetë e zakonshme në mënyrë cilësore dhe sasiore duke konsumuar sasi te karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave që ndjekin ritmin tuaj normal (te personalizuar per cdo individ).
Ka studime të shumta në lidhje me efektin e medikamenteve te ndryshem në testet laboratorike. Medikamentet mund te interferojne drejtpërdrejt ose tërthorazi në nivelin analitik. Përgatitja e saktë e pacientit për analiza hematokimike duhet të parashikojë mungesën absolute dhe të zgjatur të ndonjë trajtimi farmakologjik. Ky rregull duhet të plotësohet pa përjashtim në rastin e analizave te profilit metabolik.
Studimet kane treguar se ndryshimet e aktivitetit enzimatik dhe të analiteve që vijnë nga muskulatura skeletore, pas ushtrimit fizik intensiv dhe të zgjatur, janë fenomene qe prititen dhe në përgjithësi duhet të shmangen 8-12 orë para marrjes se gjakut.
Per disa analiza eshte shume I rendesishem pozicioni I trupit tuaj gjate marrjes se gjakut per analize. Rekomandohet te qendroni te shplodhur ne karrige per 15-20 minuta ne pozicionin ulur perpara marrjes se gjakut. Per analiza te vecanta rekomandohet pozicioni shtrire , ndaj stafi yne do tju informoj per kete kur te paraqiteni ne ambientet tona.
Akinlab Laboratory
Akin laboratory siguron nje qasje multidisiplinore per nje diagnostikim te shpejte, me kualitet te larte, efikas dhe te sakte ne fushen e mjekesise humane.
Ju mund të kontaktoni menaxherin tonë përmes WhatsApp gjatë ditës për të mësuar menjëherë gjithçka që kërkoni dhe për të marrë përgjigje për pyetjet tuaja. Për të mësuar rezultatet e testit tuaj, ju lutemi kontaktoni :+355 67 20 70 723
- Analizat
- Çmimet
- Produktet
- Për Ne
