Ato janë pezmatime të shkaktuara nga mikrobet që vendosen në çdo pjesë të traktit urinar. Zakonisht ndodh si cistit (inflamacion i traktit urinar të poshtëm). Kjo është më e zakonshme tek gratë për shkak të disa ndryshimeve anatomike.

Simptomat e infeksioneve të traktit urinar;

  • Dhimbje ose djegie gjatë urinimit
  • Erë e keqe e urinës
  • Dhimbje në fund të barkut, veçanërisht tek gratë
  • Të përziera ose të vjella
  • Lodhja
  • Dobësi
  • Nevoja për të urinuar shpesh

Në rastet kur shfaqen disa nga këto simptoma, duhet patjeter të konsultoheni me mjekun tuaj. Me analizën e urinës komplet dhe analizën e kulturës së urinës që ai do të kërkojë nga ju, dallohet nëse ka një infeksion në urinë dhe çfarë e shkaktoi këtë infeksion. Në disa raste, përveç këtyre testeve, mund të kërkohen edhe metoda të tilla si ekografia, CT dhe cistoskopia.

Përveç ilaçeve që do t’ju japë mjeku, masat e mëposhtme do të ndihmojnë gjithashtu në uljen e infeksionit:

  • Konsumi i bollshëm i ujit
  • Pastrimi i fshikëzës rregullisht
  • Shmangia e konsumimit të kafesë dhe alkoolit
  • Konsumimi i bollshëm i vitaminës C

Sidomos konsumimi i frutave të kuq ose çajrave bimorë