Organi ynë më jetësor është zemra, pasi jeta nuk mund të vazhdojë kur nuk funksionon ky organ. Ajo siguron që gjaku i ndotur që përmban dioksid karboni dhe substanca të tjera të dëmshme të hidhet jashtë me ndihmën e mushkërive dhe gjaku i pastër i pasur me oksigjen të derdhet në trup.

Përveç EKG dhe EKO,  disa analiza të gjakut janë të nevojshme gjithashtu për të përcaktuar nëse zemra jonë është e shëndetshme dhe për të zbuluar një sulm në zemër. Testet e CK-MB, mioglobinës dhe troponinës janë të rëndësishme për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të zemrës. Kur zemra stresohet ose dëmtohet, këto substanca lirohen në gjak. Kryerja e këtyre testeve rregullisht për një kohë është e rëndësishme për diagnozën e sulmit në zemër.

Për të mbrojtur shëndetin e zemrës suaj;

  • Kujdesuni për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.
  • Ushtrohuni rregullisht.
  • Çdo dhimbje gjoksi ose dhimbje të ngjashme konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj.